LAJMI I FUNDIT

Shihni momentin kur Policia e Kosovës e largon flamurin serb nga objekti i strukturave paralele në Gorazhdec të Pejë (Video)

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka filluar një aksion në tri lokacione në Komunën e Pejës.

Aksioni i sotëm është i ngjashëm me atë që është zhvilluar në Dragash për mbylljen e komunave paralele serbe.

Këto janë pamje nga aksioni i sotëm gjatë aksionit në Gorazhdec të Pejës.

Para disa ditëve, Policia e Kosovës ka mbyllë katër komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit.

Përveç policisë, atë ditë në terren kishin dalë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky i fundit ishte zotuar se institucionet e vendit “nuk do të lejojnë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”.

Edhe mediumi në gjuhën serbe “Radio Kim” ka raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në oborrin e komunës paralele të Istogut në fshatin Osojan.

Sipas këtij mediumi, policia ka shkuar gjithashtu edhe në zyrën postare dhe në ambulantën e këtij fshati.

Pamje gjatë aksionit në Gorazhdec të Pejës, ku shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovë duke larguar simbolet e strukturave paralele në rajonin e Pejës:

@ballkani.info Pamje gjatë aksionit në Gorazhdec të Pejës, ku shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovë duke larguar simbolet e strukturave paralele në rajonin e Pejës. #kosovopolice #policiaekosoves #peja #shqip #kosova #qeveriakurti2 ♬ Arabic (Remix) – Genildovisk