Shihni momentin HISTORIK të nokautit nga Haxhi Krasniqi, momenti që bëri krenarë shqiptarët VIDEO

Haxhi Krasniqi ka shkruar histori të shtunën mbrëma. Ai është bërë shqiptari i parë me titull të botës në boksin profesionist.

Krasniqi ka nokautuar me goditje te fuqishme gjermanin Dominic Boesel.

Meçi në Magdeburg të Gjermanisë është vendosur në raundin e tretë.

Boesel nuk ka mundur të ngritet pas goditjes së Krasniqit.

Meçi ishte i vlefshëm për titull të përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO.