Maqedoni

Shifër e lart infektimesh në Maqedoninë e Veriut, pesë viktima!

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, nga 1769 testet e kryera 183 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Shkup-51, Koçan-20, Prilep-15, Tetovë-13, Gostivar-9, Kumanovë-7, Strumicë-7, etj.

Ndërkohë betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 5 pacientë. Një pacient nga Shkupi i moshës 61-vjeçe, një 68-vjeçar nga Dibra, një 58-vjeçar nga Kriva Pallanka, një 71-vjeçar nga Radovishi dhe një pacient nga Koçani i moshës 66-vjeçe./