“Shfuqizimi i ligjit të luftës të bëhet sa më shpejt”, ministri grek Dendias: Çështja e detit do shkojë në Hagë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur në një konferencë të përbashkët me ministren Olta Xhaçka në lidhje me temat që diskutuan.

Dendias foli për çështjen e detit që tha se do të shkojë në Hagë, teksa nënvizoi se Greqia mbështet plotësisht anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndër të tjera ai përmendi edhe çështjen e pensioni, ku tha që është një punë që duhet të startojë pasi i vjen në ndihmë si minoritetit grek në Shqipëri ashtu edhe shqiptarëve emigrantë që kanë kontribuar vite në ekonominë e Greqisë.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu. Tirana është stacioni im i parë në turin tim të Ballkanit Perëndimor. Unë shoh se do të kemi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj për përcjelljen e delimitimit të çështjes për zonat detare dhe shelfit kontinental do të shkojë në Hagë. Përmbushja e kësaj procedura ka shumë rëndësi dhe duam ta zgjidhim këtë të drejtë ndërkombëtare.

Përtej rëndësisë që ka për dy vendet tona, dërgohet edhe një mesazh i qartë për vendet e tjera që kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur këto çështje. Ne do të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në Hagë.

Marrëdhëniet tona janë duke u zhvilluar shumë mirë, madje edhe miratimi i ligjit për luftën ne duhet të bashkëpunojmë dhe të shfuqizohet sa më shpejt. Të diskutojmë për çështjet praktike. Mos krijojmë çështje të pazgjidhshme që do të pengojë integrimin e Shqipërisë në proceset integruese në BE.

Ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri përbëjnë urë lidhëse mes dy vendeve dhe për këtë arsye ne duhet ët diskutojmë çështjet që i referohemi dy grupeve shqiptarët dhe grekët. Pensionet ne ramë dakord që të diskutojmë dhe të zgjidhim këto çështje që kanë kontribuuar në ekonomitë reciproke të të dyja vendeve.

Gjithashtu kisha gëzim të takoja anëtarë përfaqësues grek në Himarë, të cilët më folën për problemet e tyre. Kisha nder të takoj dhe kryepeshkopin Anastas me të cilin kishim një diskutim të gjatë. Greqia e mbështet nisjen e negociatave të BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Dendias.