Shfrenoni fantazinë – krijoni dhoma të mrekullueshme për fëmijët tuaj

Ta dizajnoni një dhomë për fëmijët tuaj nuk është asnjëherë një detyrë e lehtë sepse duhet të gjeni hapësirë për lodrat, rrobat dhe gjësendet tjera, fjetjen dhe studimin – të gjitha në një dhomë.

Kjo detyrë bëhet edhe më e vështirë kur e merrni parasysh se kjo dhomë duhet të duket bukur dhe t’i përshtatet pasioneve të fëmiut tuaj, transmeton Klan Kosova.

Por, megjithatë nuk është e pamundur.

Shumë prindër dhe dizajnerë të enterierit kanë arritur të gjejnë një “kompromis” mes bukurisë dhe funksionalitetit duke krijuar dizajne për dhomat e fëmijëve, që edhe të rriturit i lakmojnë.

Prandaj më poshtë po ju sjellim disa ide për dizajnimin e dhomës për fëmijët tuaj. Jemi të sigurt se edhe ju do të doni të kishit një dhomë të tillë, edhe për vete!

Anije kozmike me një panel kontrolli, për astronautin e ardhshëm të NASA-s

Ngjitës muri me dizajnin e shtëpisë në dru mund ta bëjë dhomën në papafingo të duket e mrekullueshme

Një dekor, si bjeshkët me borë, mund ta bëjë dhomën shumë më të ngrohtë

Një mur për ngjitje mund të jetë një ide e mrekullueshme për fëmijë aktivë

Një shtrat BALON për aventurat e vërteta

Një kabinë druri në pyll

Sistemi solar, me raketë dhe satelit, për një ëndërrimtar të vërtetë

Për adhuruesit e Super Marios

Shtrati sikur karroca e Hirushes do ta ndihmojë vogëlushen tuaj të flejë para mesnatës

Shtëpia e fëmijëve, rregullat e fëmijëve

Një dhomë me nëndetesë të verdhë

Tenda e parë për aventurierin e ardhshëm

Lëreni fëmijën tuaj ta ndjejë natyrën

Batmani i ardhshëm

Vetura më e sigurt në botë

Dhomë me motive të botës nënujore

Shtrat dysh për dy princesha

Një ditë, vogëlushi juaj do ta lë “çerdhen”. Ndërtojeni një aeroplan për ta bërë këtë udhëtim të mrekullueshëm