Shfletuesi super anonim zbarkon në Android

VPN dhe modalitetet e shfletimit privat mund tu ndihmojnë shumë por nëse dëshironi një nivel tjetër privatësie, është shfletuesi i famshëm Tor.

Më në fund ka dalë nga faza beta dhe mbërritur në Android në versionin stabil bëri të ditur Projekti Tor. Shfletimi në rrjetin Tor në anonimitet të plotë tashmë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit Android.

Tor Browser është i bazuar në Firefox dhe si rezultat do të merrni funksionet e këtij të fundit por që nuk lidhet në mënyrë direkt me uebsajtet.

Përkundrazi përdor një rrjet serverësh të enkriptuar të cilët kalojnë kërkesat në disa rrjet të ndërmjetme duke fshirë adresat IP dhe identitetin e përdoruesve.

Ka qenë e mundur edhe më përpara të lidheshin me Tor në një smartfon por duhej përdorur aplikacioni Orbot ose Ofox. Tashmë është i integruar dhe lidhet vetë sa herë hapni shfletuesin.

Me Tor aktivistët dhe gazetarët mund të shmangin monitorimin qeveritar. Gjithashtu është më e lehtë të shmangen kompanitë e reklamimit apo anashkalimi i bllokimit gjeografik. Sigurisht siç edhe Silk Road e ka demonstruar, shfletuesi dhe rrjeti Tor mund të përdoren për të fshehur aktivitete të jashtëligjshme dhe kriminale.

Dhe përdorimi i shfletuesit nuk është pa problemet e veta sepse duke qenë se shumë përdorues kanë akses në serverë, mund të ngatërroheni me një bot.

Tor tha se në Apple iOS nuk do të ofrohet një shfletues Tor sepse kompania i detyron shfletuesit të përdorin motorin e saj. Kështu Tor rekomandon Onion Browser për iPhone dhe iPad.