Shfaqet një baner provokues në veri: “Provoni ushqimet e vendeve që s’e kanë njohur Kosovën”

Barrikadat në pjesën veriore të vendit janë larguar, e rrugën janë hapur për qarkullim.

Megjithatë mohimi i shtetësisë së Kosovës dhe fushatat kundër saj vazhdojnë, në format nga më të ndryshmet.

Në Mitrovicë të Veriut shihet një baner në të cilin bëhet thirrje që të konsumohet ushqimi i vendeve që s’e njohin pavarësinë.

“Provoni ushqimet e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën në kafenenë Pavle Korçagin”, thotë baneri reklamues.