Shevchenko: Gattuso është njeriu i duhur për Milanin

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, është i bindur se Gennaro Gattuso është trajneri i duhur për kuqezinjtë.

Gattuso është spekuluar disa herë për një largim të mundshëm nga posti i trajnerët, pasi nuk kishte marrë fitore në pesë ndeshjes, mirëpo iu rikthye fitores muajin e kaluar ndaj Spalit në “San Siro”.

“Është e rëndësishme që ta përkrahim Gattuson, sepse ai është duke i dhënë skuadrës identitetin e duhur”, ka thënë ish-sulmuesi i Milanit.

“Ai është njeriu i duhur për Milanin. Jam i lumtur që klubi ka besim në të”.

“Me Leonardon, Paolo Maldinin dhe Gattuson, ne jemi në duar të sigurta”.

Shevchenko aktualisht është trajner i Kombëtares së Ukrainës, dhe gjatë kohës sa ishte lojtar i Milanit ka shënuar 175 gola në 322 paraqitje, dhe ka fituar shtatë tituj, duke përfshirë një Ligë të Kampionëve dhe një titull të Serie A-së.