Visar Geci, këshilltar i Përparim Ramës, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili sot ka kritikuar Komunën e Prishtinës për nënshkrimi i kontratës për rregullimin e sheshti “Xhorxh Bush”.
Derisa Murati ka thënë se nënshkrimi i kontratës prej 18 milionë euro është bërë pa e pasur buxhetin e nevojshëm të ndarë, Geci ka demantuar një gjë të tillë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Geci ka shkruar se ministri Murati po manipulon.
Ai ka bërë me dije se kontrata në fjalë është nënshkruar në përputhje me ligjet në fuqi.
“Ministri i financave Hekuran Murati dul sot me ni status plot rrena lidhun me projektin e sheshit “George Bush” tu pretendue se kontrata asht nenshkrue pa buxhet t’ndam’! Po’ e vërteta asht krejt ndryshe – kjo dëshmohet me dokumente zyrtare, e jo me llafe t‘konagjegjave si ministri në fjalë! Vendimi i kuvendit komunal i datës 09.12.2024, me nr. protokolli 01-400/03-162246/24, ka miratue buxhetin për vitin 2025 në mënyrë t’rregullt ligjore, duke përfshi: 6,500,000 euro për projektin “Rregullimi i Sheshit George Bush” (3,000,000 € me Grant Qeveritar + 3,500,000 € nga t’hyrat vetanake t’Komunës) Ky buxhet osht pjesë përbërëse e vendimit dhe figuron n’tabelat zyrtare t’planifikimit të Drejtorisë së Investimeve Kapitale”, ka shkruar Geci, duke dhënë detaje tjera.
“Dokumenti zyrtar: “Propozim buxheti për vitin 2025 – datë 27.09.2024” e tregon kjartë ndarjen për projektin – duke e rrëzu si të pavërtetë rrenën se “ka zero euro në kodin buxhetor”. “Deklarata e disponueshmërisë së mjeteve” osht nënshkru më 05 dhe 06 gusht 2024, n’përputhje t’plotë me ligjin dhe procedurat buxhetore. Njashtu, për ata që kanë harrue ose shitën kishe sen s’dijnë: Projekti ka hyrë në procedurë prokurimi që në vitin 2024, jo “me këtë vit” siç po keqinterpretohet publikisht nga “hajvani” në fjalë (Mos t’përmeni emna se s’e rrok’)”, ka shkruar ai.







