Sherri në shtëpinë publike ku u plagos i riu shqiptar: I pakënaqur nga shërbimet, kërkoi t’i ktheheshin paratë

Mediat në Gjermani kanë zbardhur shkakun e sherrit në një shtëpi publike, 4 dite me pare ku mbeti i plagosur me thikë një i ri shqiptar.

Gjithçka nisi pasi 25-vjeçari shqiptar kërkoi që t’i ktheheshin paratë, pasi ishte i pakënaqur me shërbimet seksuale në shtëpinë publike.

Në debat e sipër, një 21-vjeçar rumun, i cili ishte edhe shoku i prostitutës plagosi me thikë shqiptarin, që tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Për të riun rumun, autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti, pasi akuzohet për tentativë vrasje.

Ndërsa disa persona të tjerë, të cilët u arrestuan ditën kur ndodhi ngjarja janë lënë të lirë.