Sherri me Françeskën, Kejvina pranon që nuk flasin më dhe tregon ç’ndodhi mes tyre

Pak kohë më parë u përhap në media një lajm sipas të cilit Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe, dy modelet që dikur i shihnim shpesh bashkë, nuk flasin me njëra-tjetrën pas një sherri.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Mos i fol shoferit”, Kejvina pranoi se nuk flet më me Françeskën dhe tha se nuk ka ndodhur ndonjë sherr.

“Ty s’të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh një shoqe dhe pastaj të vendosësh që të mos bëhesh më me të? Ne kemi dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë që jemi motra, e keni thënë ju. Jo, nuk jemi zënë, por kemi vendosur që t’i shkëpusim marrëdhëniet”, u shpreh Kejvina.

loading…