Bulqizë

Sherr në një dasmë në Bulqizë, 18-vjeçari ther pesë herë me thikë 25-vjeçarin

Një 25 vjeçar është plagosur me thikë, në Ostren të Bulqizës, pas një sherri në një dasmë.

Motivet e rastit ende janë të panjohura, thuhet në raportin e policisë së Shqipërisë, përcjell klankosova.tv.

B.K, ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë 5 plagë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Teksa, në prangat e policisë ka rënë autori 18 vjeçar, A.A.

Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Tutje veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, janë duke vazhduar.