Sherr në mes të natës në Tiranë, vritet 29 vjeçari

Një 29 vjeçar ka vdekur pak pas mesnatës në Tiranë si pasojë e një sherri që përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën “Irfan Tomini”, ku një person i paidentifikuar pasi u konfliktua me shtetasin J. D. nxori armën dhe qëlloi ndaj tij. Si pasojë e plagëve të marra, i njëjti ka vdekur në Spitalin Universitar të Traumës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor ka marrë në pyetje shokun e viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje, shkruan A2 CNN.