Sherr mes fqinjëve, përdoren edhe armët, një i plagosur

Pasditen e sotme një përplasje me armë zjarri është regjistruar në Fushë-Krujë, në afërsi të zonës së Spitalit “Stefan Gjoni”.

Një 35-vjeçar, i identifikuar si Adriatik Ishmaku ka mbetur i plagosur.

Autor i ngjarjes është shtetasi me iniciale K.A. Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt banal i çastit.

Policia ndodhet në vend dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Personat janë komshinj me njëri – tjetrin.