Sherr masiv, 20 të rinj përplasen me shkopinj, karrige e sende të forta

Një sherr masiv ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan, ku janë përfshirë rreth 20 të rinj që janë përplasur me njëri- tjetrin.

Të rinjtë janë rrahur mes tyre me shkopinj, karrige e të tjera sende të forta. Disa prej tyre kanë mbetur të lënduar, ndërsa policia ka arritur të ndalojë 6 prej tyre.

Të rinjtë janë shoqëruar drejt komisariatit të qytetit, teksa arsyeja e sherri mbetet ende mister. Të rinjtë ndërkohë jo vetëm që kanë bërë sherr mes tyre, por kanë thyer dhe karantinën.

Më poshtë disa pamje, të përcjella nga abcnews: