Shërohet nga koronavirusi një femër nga Lipjani: Ishte dërguar në Serbi për trajtim

Tek serbët e Kosovës është shënuar rasti i parë pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për një grua 62 vjeçare nga fshati Dobratin i Lipjanit.

Kështu shkruajnë sot mediat serbe në veri, referuar një deklarate që bëri mbrëmë vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Reporteri.net.

Njoftohet se e prekura është dërguar në spitalin e Nishit në Serbi për trajtim.

Kujtojmë se katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë vendosur ta zbatojnë gjendjen e jashtëzakonshme (edhe orën policore) të cilën e ka shpallur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq u bëri thirrje edhe një herë serbëve në Kosovë që të respektojnë masat e miratuara nga qeveria serbe.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani me koronavirus  janë infektuar 88 persona, derisa është shënuar një viktimë, dhe një person është shëruar.