Sherifi: Vitia duke mos e nënshkruar kontratën ka cënuar interesin publik, Insajderi iu tregoi qytetarëve se u është cënuar interesi publik

Bilall Sherifi nga Nisma ka reaguar ndaj deklaratës se ministrit Arben Vitia, se prokuroria duhet te nis hetim ndaj Gazetës Insajderi pas publikimit te hulumtimit, ku thuhet se ministri Vitia ka refuzuar të nënshkruaj kontratën me kompaninë Pfizer për të sjellë vaksinat në Kosove.

Sipas Sherifit, ministrit Vitia përmes kërcënimeve të hapura ka për qëllim të frikësojë burimin përmes të cilit Gazeta Insajderi ka ardhur tek informata.

Tutje, Sherifi ka shtuar se Vitia në mosveprim duke mos e nënshkruar kontratën për vaksinat, ka cënuar interesin publik, ndërsa Gazeta Insajderi ka bërë të mundur që publiku të informohet se është cënuar interesi publik.

Madje, Sherifi ka ftuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun që ta informojë ministrin e saj që në Kosovë është në fuqi ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe se kërcënimet dhe veprimet kundër tyre përbëjnë vepër penale.

“Në këtë rast është shumë evidente që ministri Vitia përmes “MOSVEPRIMIT”, duke mos e nënshkruar kontratën për vaksinat, ka cënuar interesin publik, ndërsa sinjalizuesi duke dhënë informatën gazetës insajderi ka bërë të mundur që publiku të informohet se është cënuar interesi publik! Ftoj Ministren e drejtësisë, e cila në cilësinë e deputetes së VV-së gjatë diskutimeve të Ligjit për Sinjalizuesit në Komisionin për Legjislacion, ishte ndër më të zëshmet në favor të këtij ligji, ta informojë ministrin e saj që në Kosovë është në fuqi ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe se kërcënimet dhe veprimet kundër tyre përbëjnë vepër penale”, ka shkruar Sherifi.

Postimi i tij i plotë:

(Ftesa e ministrit drejtuar prokurorisë për të hetuar rastin përbën kërcënim të hapur kundër sinjalizuesve)!
Ministri i shëndetësisë Arben Vitia përmes kërcënimeve të hapura më shumë ka për qëllim të frikësojë sinjalizuesit, përmes të cilëve gazeta insajderi ka ardhë te informata, sesa gazetën Insajderi. Sepse konsideroj që një ministër duhet të dijë që media është e lirë të publikojë çdo lajm që ajo e konsideron në interes të publikut!


Vëmendja e publikut duhet të përqëndrohet pikërisht në mbrojtjen e sinjalizuesve sepse ministri e din fsre mirë që kundër gazetës insajderi nuk mund të ndërmerr kurfarë mase. Prandaj, konsideroj që ftesa drejtuar prokurorisë për të hetuar rastin në fakt përbën kërcënim të hapur kundër sinjalizuesve, të cilët kanë vepruar pikërisht duke u bazuar në LIGJIN PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE!


Ja çka thotë NENI (3)1.2. i “Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve”: Raportim ose shpalosje në interes publik – nënkupton raportimin ose shpalosjen e informacionit për veprimet dhe mosveprimet që paraqesin kërcënim ose cenim të interesit publik.

Në këtë rast është shumë evidente që ministri Vitia përmes “MOSVEPRIMIT”, duke mos e nënshkruar kontratën për vaksinat, ka cënuar interesin publik, ndërsa sinjalizuesi duke dhënë informatën gazetës insajderi ka bërë të mundur që publiku të informohet se është cënuar interesi publik!

Ftoj Ministren e drejtësisë, e cila në cilësinë e deputetes së VV-së gjatë diskutimeve të Ligjit për Sinjalizuesit në Komisionin për Legjislacion, ishte ndër më të zëshmet në favor të këtij ligji, ta informojë ministrin e saj që në Kosovë është në fuqi ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe se kërcënimet dhe veprimet kundër tyre përbëjnë vepër penale!