Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahet për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së SBASHKU-ut , shefi i Grupit Parlamentar të Nismës BIlall Sherifi tha se kërkon nga MASHT-ti , SBASHKU, dhe drejtoritë komunale që sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje, për kompensimin e orëve të humbura pasi që nga kjo sipas Sherifit, po pësojnë nxënësit.

“ Propozimi që del nga ne nuk ka për qëllim ta dëmtojnë asnjë palë, por sepse nga kompensimi i orëve të humbura përfitojnë nxënësit duke mos iu minimizuar dija” shtoi Sherifi.

Sipas Sherifit nëse orët e humbura nuk u kompensohen nxënësve atëherë nuk kemi të drejtë të kërkojmë nga ta përgjegjësi përse nuk kanë dijeni të mjaftueshme./Ballkani.info