Sherifi: Të gjithë jemi kundër idesë së Thaçit, edhe kryeministri

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemorkate, Bilall Sherifi thotë se partitë e koalicionit qeverisës po e përkrahin opozitën në kundërshtimin e idesë së presidentit Thaçi, por partitë opozitare po kërkojnë zgjedhjet e jo konsensusin.

“Ne po bëhemi bashkë që ta ndalim presidentin, ama kur vjen puna që të bëhemi bashkë ta ndalim Serbinë, opozita nuk bëhet bashkë me neve”, është shprehur Sherifi.

“Nëse jemi gati që të ndalim një projekt, fatmirësisht joformalisht, të mos kufizohemi me atë se cka nuk kanë të drejtë të bëjnë. Le t’iu tregojmë se cka duhet të bëjnë dhe cka kanë të drejtë të flasin”, ka thënë Sherifi.

Shefi i GP të Nismës ka thënë se partia e tij e përkrah fuqishëm kundërshtimin e korrigjimit të kufijve me Serbinë, edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Sherifi tregon se e pranojnë rezolutën e opozitës qe Presidentit të mos i lejohet të flas për kufijtë në Bruksel, por propozon që rezolutës t’i shtohen edhe pikat tjera për t’u plotësuar.