Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk do të pengohen zgjedhjet serbe të 3 prillit.

‘’S’kemi folur për zgjedhjet e 3 prillit me kancelarin austriak. Duam të respektohet Kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit të këtij viti dhe nuk duam t’ia pengojmë, pamundësojmë qytetarëve të Kosovës, me pasaportë të Serbisë të drejtën e votës. Mund të ketë ndokush që do destabilizim , incidente mirëpo këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit të Kosovës dhe institucioneve tona’’, tha ai në një konferencë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi i cili ka paralajmëruar se së shpejti qeveria Kurti nuk do ta pengojë as Zajednicën.

“Coming Soon: “Nuk do ta pengojmë ZAJEDNICËN-kemi nevojë për paqe”!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.