Shërbimi sekret rus vret një përkrahës të Navalnyt, në vazhdën e persekutimit të opozitës

Oficerët e Shërbimit Sekret të Rusisë, vranë gjatë një kontrolli, Nabi Rakhimov, nga Uzbekistani, me pretendimin se ishte informator i Përendimit.

Forcat Speciale bashkë me oficerët e FSB-së u futën në shtëpinë e tij pa e paralajmëruar. Në atë kohë gruja e tij dhe dy fëmijët e tyre, 11 dhe 15 vjeç, ishin në gjumë, raportojnë mediat.

Pas vrasjes së Rakhimov, gruaja dhe fëmijët e tij u dërgua në departamentin e migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Forcat e sigurisë gjetën Nabi Rakhimov në fshatin Dubki afër Simferopol. Banorët lokalë i thanë gazetës se në mëngjes ata dëgjuan të shtëna dhe një shpërthim. Shpejt një makinë e shërbimit të varrimit u drejtua për në shtëpi, transmeton Ballkani.info.

Zbatuesit e ligjit i thanë avokatit Islyam Velilyaev se Rakhimov hapi zjarr ndaj tyre, dhe pas rezistencës ai u qëllua. Por ndaj kësaj vrasje kanë reaguar shoqtat e të drejtavetë njeriut në Rusi, duke e konsideruar vrasjen e Rakhimov si vazhdim të shtypjes dhe represionit ndaj zërave opozitar.

Një grup shoqatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut lëshoi një komunikatë për media, duke shtuar se Rakhimov ishte përkrahës i opozitarit, Navalny dhe njëri nga kritikët e Kremlinit dhe presidentit Putin, gjë që kjo mund të ketë çuar në vrasjen e tij nga shërbimi sekret. Edhe më qesharake është fakti se pas vrasjes së Nabi Rakhimov, gjykata hapi një cështje penale ndaj tij, me arsyen se ka sulmuar një oficer të zbatimit të ligjit.

Më vonë në njoftim për media, FSB tha se kryen një operacion duke e quajtur Nabi Rakhimov terrorist. Kujtojmë se ligji i ri qëka hyrë në fuqi në Rusi, ata që kundërshtojnë regjimin e Putinit, kategorizohen si terrorist. /Ballkani.info/