Robotaxi Waymo

Shërbimi “robotaxi pa shofer” i Waymo bëhet i disponueshëm për të gjithë në San Francisko të SHBA-së

Shërbimi Robotaxi Waymo në pronësi të Google u bë i disponueshëm të martën për këdo në San Francisko që ishte i interesuar për “një udhëtim pa shofer”.

Waymo ka zgjeruar me kujdes shërbimin e saj robotaxi, qasja në të cilin deri më tani ishte i disponueshëm “vetëm me ftesë”.

“Me dhjetëra mijëra udhëtime javore, shërbimi ynë Waymo One ofron transport të sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm për vendasit dhe vizitorët në qytet njësoj”, thuhet në një postim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Tani është në dispozicion për këdo”.

Rreth 300,000 njerëz, më shumë se një e katërta e popullsisë së San Franciskos, janë regjistruar në listën e pritjes së Waymo, sipas kompanisë.

Ata do të kenë nevojë për aplikacionin e kompanisë për të përdorur shërbimin. /Telegrafi/