Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor ka njoftuar se është në kërkim të një turisti lituanez.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ShKShMK ka njoftuar se me datën 13.10.2024, pas një thirrje tjetër nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024.
“Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit .Operacioni është zhvilluar në 3 drejtime operacionale,1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjëruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekpertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri”, thuhet në njoftim, raporton Ballkani.info.
ShKShMK ka dhënë detaje se operacioni i kërkim shpëtimit nuk ka hasur në gjurmë të turistit lituanez.
“Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë. Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet pergjegjëse”, thuhet tutje në njoftim./Ballkani.info/
Njoftimi i plotë:







