Ministri i Mbrojtjes

Shërbimi fetar në Ushtrinë e Serbisë: Serbia ndau medalje për ushtarët që janë të lidhur me Kishën

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit Milan Mojsiloviq, ka ndarë medalje përkujtimore ushtarake për kontributin në sistemin e mbrojtjes për oficerët më meritorë fetarë me rastin e 12 Nëntorit – Ditës së Shërbimi Fetar, u bë e ditur sot.

Vuçeviq, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe patriarkun serb Porfiri, morën pjesë në akademinë ceremoniale me rastin e dhjetëvjetorit të rivendosjes së shërbimit fetar në Forcat e Armatosura të Serbisë, në Shtëpinë e Ushtrisë së Beogradit.

Duke folur për rëndësinë dhe historikun e shërbimit fetar, shefi i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Savo Irishkiq, theksoi se ky shërbim në Forcat e Armatosura të Serbisë bazohet në Ligjin për Forcat e Armatosura të Serbisë.

“Ky ligj mundëson të drejtën themelore të njeriut, lirinë e besimit për pjesëtarët e ushtrisë sonë, dhe me dekretin për kryerjen e shërbimit fetar në Ushtrinë Serbe në vitin 2011, mundësohet praktikimi i fesë në kuadër të organizatës ushtarake. Historia e ripërtëritjes së shërbimit fetar në Forcat e Armatosura të Serbisë fillon më 1 gusht 2013, kur priftërinjtë e parë ushtarakë hynë në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Serbisë”, tha Irishkiq.

Dita e shërbimit fetar festohet në përkujtim të vitit 1839, kur u përcaktua për herë të parë kryerja e shërbimit fetar në ushtri, me miratimin e Ligjit Ushtarak të Principatës së Serbisë.

Kërkoheshin nga autoritetet austriake, arrestohen në Kosovë dy të dyshuarit
Read more