Shërbimet konsullore në Iowa, Kurti e pret shiritin me një palë gërshërë të pazakonta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përuruar hapjen e Shërbimeve Konsullore në Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në prani të mërgatës, përfaqësuesve institucionalë dhe personaliteteve nga Iowa.

Ajo që ra në sy gjatë këtij përurimi, ishin gërshërët e pazakonta me të cilat Kurti preu shiritin si simbolikë e hapjes së konsullatës.

Në videon e publikuar nga Qeveria, shihet se Kurti i menaxhon paksa me vështirësi gërshërët e mëdha, megjithatë ia arrin disi ta pres shiritin.

Prerja e shiritit u bë së bashku me Ryan Carroll, nga Greater Des Moines Partnership.
“Pamje nga përurimi i hapjes së Shërbimeve Konsullore në Iowa, në ShBA. Joriku dhe Ema i pranuan certifikatat si shtetas të Republikës së Kosovës. Urime bashkëatdhetarëve tanë në Iowa!”, thuhet në njoftimin e qeverisë.