Një grua 34 vjeçare ka vdekur sot në Shqipëri, si pasojë e infeksionit me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, të cilët tutje kanë njoftuar se vitkima vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa ishte e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkaq, pacientja 34 vjeçare është viktima më e re në moshë deri më tani në Shqipëri.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Në Shqipëri janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.