Shënohet viktima e katërt në Itali

Në Itali është shënuar viktima e katërt nga koronavirusi.

Ai është një 84-vjeçar nga Bergamo. Deri më tani raportohen 152 të infektuar.

Mësohet se janë mbyllur shkollat në zonën e Venetos dhe Lombardisë.

Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara. 25 prej tyre janë të shtruar në repartin e terapisë intesive, të cilësuar si raste serioze.

Austria ka zhbllokuar linjën e trenave drejt Italisë.