Shënohen “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës, nga sot deri më 6 maj organizon “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”.

Grupi i arbëreshëve që vizitojnë vendin tonë sot do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha (13:00 dreka me ushtarë)

Ndërkaq, në orën 15:00, në Kuvendin e Kosovës, në sallën e seancave plenare, për nder të tyre do të mbahet mbledhje e veçantë.