Shemi: Në Kosovë më kërcënuan pse e konfirmova pjesëmarrjen në Korçë, në Shqipëri pse e anulova

Lidhur me pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Birrës së Korçës, këngëtari nga grupi “Ilirët”, Shemsi Krasniqi, thotë se përveç reagimeve e komenteve negative që ai ka marrë, është përballur edhe me kërcënime.

“Kam marrë kërcënime. Ato fjalë nuk fliten në televizion… sharje e kërcënime se unë kam me ta bo këtë e atë”, ka treguar Shemi.

Më tej ai ka përmendur edhe propagandën e linçimin përmes videove të montuara, që e paraqesin atë duke kënduar në gjuhën serbe.

Vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemi, ka treguar se derisa në Kosovë është fyer e kërcënuar për shkak se konfirmoi pjesëmarrjen në Festën e Birrës në Korcës, pasi e anuloi, një qasje të tillë e përjetoi edhe në Shqipëri.