Falë një donatori anonim sot janë ndihmuar me gjëra ushqimore dhe higjenike 10 familje nga Vushtrria.
Këtë e ka bërë të ditur Shoqata “Bereqeti” e cila ka bërë shpërndarjen e ndihmave për ata që më së shumti kanë nevojë.
“Me të filluar stina e dimrit shtohet kërkesa që familjeve në nevojë tu dilet në ndihmë. Sot në mëngjes bashkë me një donator i cili ka kërkuar të mbetet anonim kemi ndihmuar 10 familje me pako ushqimore, higjienike dhe nga një thes miell. Allahu e shpërbleftë donatorin në fjalë dhe të gjithë ata që vazhdimisht janë përkrah nesh për tu dal në ndihmë familjeve në nevojë. ” shkruan në njoftimin e shoqatës.
“Të gjithë ata që duan të bashkohen me ne që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë mund të drejtohen në zyrat tona ose të kontaktojnë në numrat e telefonit 044701072 dhe 044189539” shkruhet në njoftim.







