Shehu viziton fshatin Gjocaj: Një potencial ekonomik dhe turistik, i cili është neglizhuar për 12 vite rresht

Ruzhdi Shehu në facebook ka njoftuar se me rastin e vizitës së tij në fshatin Gjocaj në Junik, kanë përfunduar turneun e tyre për të shpërndarë programin qeverisës në çdo familje të Junikut.

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu sot ka vizituar fshatin dhe tri familjet e fundit që kanë mbetur në këtë fshat të Junikut, shkruan Gazeta Demos.

“Sot kemi vizituar fshatin Gjocaj dhe tri familjet e fundit që kanë mbetur në këtë fshat të Junikut. Një potencial i jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik, i cili është harruar dhe neglizhuar për 12 vite rresht”, tha ai.

Ai në këtë fshat ka treguar se programi i tij qeverisës ka përcaktuar projekte zhvillimore për fshatin Gjocaj dhe Jasiq, përmes të cilave synojnë që të transformojn këto fshatra nga zona të harruara nga pushteti komunal, në vatra të zhvillimit turistik dhe ekonomik të bazuar në agrokulturë dhe të mbështetur nga shërbime cilësore publike

“Programi ynë qeverisës ka përcaktuar projekte zhvillimore për fshatin Gjocaj dhe Jasiq, përmes të cilave synojmë që të transformojmë këto fshatra nga zona të harruara nga pushteti komunal, në vatra të zhvillimit turistik dhe ekonomik të bazuar në agrokulturë dhe të mbështetur nga shërbime cilësore publike. Brenda mandatit tonë të parë qeverisës, fshatrat Gjocaj dhe Jasiq do të jenë jo vetëm atraktive për të jetuar por tërheqëse për turistë dhe investitorë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ai.

Postimi i plotë: