Ruzhdi Shehu

Shehu: Ura mbi lumin Erenik që lidh dy fshatrat Gjocaj dhe Jasiq ka përfunduar

Kryetar i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se ura mbi lumin Erenik që i lidh dy fshatrat Gjocaj dhe Jasiq ka përfunduar.

Lajmin e ka bërë të ditur Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ky projekt është bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Junikut dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Prandaj ne falenderojmë ministrin Fikrim Damka për përkrahjen e ofruar lidhur me këtë projekt”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.

Shehu ka treguar se ndërtimi i kësah ure ka qenë premtim elektoral.

“Përndryshe ndërtimi i kësaj ure shënon përmbushjen edhe të një premtimi tjetër elektoral nga ne”, ka shkruar ai./Ballkani.info/

Postimi i plotë: