Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se ka pritur në takim Arbias Llollunin i cili punon për kompaninë Tik Tok.

Postimi i plotë:

CV e shkurtër e Arbias Llollunit

Arbias Llolluni me origjinë nga Juniku, përfaqëson Kosovën në Parlamentin Rinor Evropian dhe Botërorë në moshë vetëm 15 vjeçar në Amsterdam, Holande, Marsejë, Francë dhe Romë, Itali. Shkollën fillore e përfundon në Junik, kurse diplomon në Gjimnazin e Ohio-të të SHBA-ve falë të arriturave akademike, ku përzgjidhet nga Ambasada e SHBA-ve për bursë të plotë.

Pas sukseseve te shumta fiton bursë te plote për të përfunduar Bachelorin ne Politika Publike, Menaxhimit, Marrëdhënie Ndërkombëtare, dhe Juridik nga Rochester Institute of Technology në New York, te SHBA-ve. Studion në Kosovë dhe New York, SHBA.

Punon për Ambasadorin Kanadez të Kosovës dhe Kroacisë si këshilltar politik dhe ekonomik; bashkë- themelon dhe udhëheq ekipin për vendimmarrje për iniciativën e OKB-eve për të rijnë në Kosovë; I mëson dhe ndihmon fëmijët e fshatit SOS nder shume aktiviteteve humanitare dhe vullnetare.

Pas angazhimeve te suksesshme profesionale dhe akademike përzgjidhet për te studiuar ne Cornell University, nder shqiptart e rrallë në botë qe studion ne familjen e Universiteteve të Ivy League, universiteteve më prestigjioze në botë.

Llolluni, përzgjidhet President i gjeneratës së Cornell-it për të udhëhequr gjenerate të profesionistëve prej mbi 40 shteteve të botes. Punoj si ligjërues gjatë kohës në SHBA për studentet me Doktorrature dhe Master ne menaxhim te Politikave Teknologjike dhe Zhvillimore.

Ne Washington, SHBA punon për kompaninë Infor, kompani globale teknologjike si konsulent.

Ne 2020 ftohet nga kompania prestigjioze teknologjike TikTok për të Punuar si Menaxher i Politikave Teknologjike ne Dublin, Republikë te Irlandës. Fale punës, promovohet dhe shpërblehet me çmim për punëtor me kontribut te jashtëzakonshëm me afat rekord.