Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, dega e LDK-së në Junik organizoi një tubim masiv dhe madhështor, ku morën pjesë qindra qytetarë.
Në këtë tubim, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prezantoi programin qeverisës të LDK-së për katër vitet e ardhshme, duke theksuar vizionin dhe planet për zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të Kosovës.
Mysafir special ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa prezencën e tij e shënoi edhe Ukë Rugova, kandidati për deputet dhe djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi optimizmin e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke shprehur bindjen se fitorja e LDK-së me kryeministër Lumir Abdixhiku është e sigurt.
“Urime fitorja të gjithëve! Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatët e saj! Zoti e bekoftë LDK-në!” – u shpreh Shehu në postimin e tij.







