Pas përfundimit të festimeve, Komuna e Junikut ka rifilluar menjëherë punët infrastrukturore në terren. Kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se sot janë asfaltuar rrugët lokale në fshatin Gjocaj, si dhe në lagjen Krasniqi dhe lagjen Pepshi.
“Festa përfundoj dhe ne nuk kemi kohë për të humbur. Prandaj që nga sot menjëherë kemi vazhduar me punët e mira në Junik. Urime banorëve në këto pjesë të Junikut për rrugët e reja. Vazhdojmë tutje,” ka deklaruar Shehu.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës lokale, pjesë e angazhimit të komunës për zhvillimin e vazhdueshëm të Junikut.







