Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se në mandatin e tij të dytë do të ndërtohet palestra e mbyllur sportive për qytetin.
Shehu bëri të ditur se për këtë projekt do të investohen mbi 300 mijë euro, duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm për rininë dhe sportistët e Junikut, të cilët sipas tij meritojnë kushte me standardet më të fundit ndërkombëtare.
“Projektin e detajuar tanimë e kemi të gatshëm dhe në mandatin e dytë mbetet vetëm implementimi. Prandaj, urime të gjithëve palestra sportive e Junikut,” ka shkruar Shehu.
Ky projekt konsiderohet si një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve rinore në komunë.







