Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu e ka dhënë edhe një lajm të madh jo vetëm për qytetarët e kësaj komune, por për të gjithë ata që e duan alpinizmin dhe turizmit bjeshkatar.

“Sot filloi asfaltimi i katër kilometrave yë tjera në rrugën Junik-Gropa e Erenikut! Me çdo kilometër të asfaltuar, jemi më afër Gjeravicës, majës më të lartë në Kosovë. Kjo rrugë do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit dhe do të sjellë një të ardhme më të ndritshme për Junikun”, ka shkruar Shehu.

Kohëve të fundit jemi dëshimtar se si një numër i madh i kosovarëve, dhe jo vetëm, po kalojnë kohë më të madhe duke vizituar bukuritë tona malore dhe kjo rrugë krijon kushte të favroshme. /Ballkani.info/