Shehu falenderon qytetarët: Puna e jashtëzakonshme nga ju, do të shpërblehet me fitoren e LDK-së më 14 nëntor në Junik

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu, ka arritur të shkoj në balotazh kundër kandidatit të AAK-së, Agron Kuçi, shkruan Ballkani.info

Shehu ka falenderuar qytetarët për mbështetjën e dhënë në këto zgjedhje.

“Ju faleminderit nga zemra secilit nga ju, për mbështetjen tuaj, për vullnetin tuaj, për maturinë e treguar gjatë procesit zgjedhor si dhe mbi të gjitha për vendimin tuaj që ndryshimi në Junik të bëhet realitet pas 12 viteve.” ka shkrurar ai.

Ai tha se janë në pritje të të numërimit të votave të diasporës dhe votave me kusht, me ç’rast LDK në Junik, sipas tij, do të del si parti e parë në këtë raund të zgjedhjeve.

Ruzhdi Shehu ka marr 851 vota ( 37,87% ).

Lajmi i plotë:

Të dashur junikas,

Ju faleminderit nga zemra secilit nga ju, për mbështetjen tuaj, për vullnetin tuaj, për maturinë e treguar gjatë procesit zgjedhor si dhe mbi të gjitha për vendimin tuaj që ndryshimi në Junik të bëhet realitet pas 12 viteve.

Jemi në pritje të numërimit të votave të diasporës dhe votave me kusht, me ç’rast LDK në Junik do të del si parti e parë në këtë raund të zgjedhjeve. Më lejoni të shpreh një falenderim të madh edhe për mërgatën tonë junikase që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Junikun, jo vetëm në këto zgjedhje lokale por çdo herë kur Juniku ka pasur nevojë për ta.Ju faleminderit po ashtu edhe të gjithë kandidatëve të LDK-së për Kuvendin Komunal të Junikut. Puna e jashtëzakonshme nga secili prej juve pa përjashtim, do të shpërblehet me fitoren e LDK-së me 14 nëntor në Junik. Për fund, por jo për nga rëndësia, faleminderit të gjithë rinisë së Junikut, grave të Junikut, aktivistëve, vullnetarëve, profesionistëve, miqve, dashamirëve dhe bashkëvendasve të tjerë, për përkrahjen e tyre pa rezervë për ndryshimin në Junik dhe mua si kryetar të ardhshëm të Junikut.

Duhet të theksohet fakti se pushteti aktual dhe kryetari në ikje, nuk kanë përjashtuar asnjë metodë për të vonuar fitoren tonë në Junik. Përmes fushatës së tyre të natës ata kanë tentuar që të shtrembërojnë vullnetin e lirë të junikasve. Mirëpo Juniku i ka kuptuar mashtrimet e kryetarit në ikje dhe grupit të tij, prandaj jo vetëm që e duan ndryshimin në Junik, por edhe e meritojnë atë pa asnjë diskutim.

Shihemi me 14 nëntor në festën e fitores. Juniku nuk i nënshtrohet askujt.

R.Sh