Sheholli: Radojçiq nuk është takuar vetëm me Haradinajn, ai është takuar me të gjitha partitë shqiptare

Njohësi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Fatmir Sheholli, ka komentuar sanksionimin e grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.

Sheholli u ka reaguar edhe akuzave se si Ramush Haradinaj në kohën sa ishte kryeministër i Kosovës, kishte pritut në zyrën e kryeministrit, Milan Radojçiqin.

Ai ka thënë se si nënkryetar i Listës Serbe, Radojçiq është takuar me të gjithë partitë politike shqiptare.

“Radojçiq nuk ka takuar vetëm Ramush Haradinajn, ai është takuar me të gjitha partitë politike shqiptare, tash nëse pyetni se me cilat personalitete të partive politike është takuar, është mirë ta pyesni atë”, ka deklaruar Sheholli.