Feja

Shefqet Krasniqi merret edhe me këso punë, flet për Shkurte Fejzën, thotë se s’është fetare: “ka me vdekë…”

Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi foli dje për sakrificat e popullit të Kosovës, duke u ndalur të flasë edhe për artin, kryesisht muzikën që shërbeu si frymëzim gjatë periudhave të vështira.

Krasniqi foli për këngëtaren Shkurte Fejza, për të cilën tha se “nuk është fetare aq sa duhet”. Asaj hoxha ia kujtoi vdekjen.

“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, tha Krasniqi në Tëvë 1.

@ballkani.info Shefqet Krasniqi: Shkurte Fejza nuk është fetare, sepse edhe ajo ka me vdek si unë e hiç larg s’e ka #shefqetkrasniqi #shkurtefejza ♬ original sound – Ballkani.info