Gratë

Shefqet Krasniqi ka gjasa mos të hip në këtë autobusë të Trafikut Urban!

Kaltrina Ibishi një qytetare e Kosovës përmes një postimi në llogarinë e saj Facebook, i është kundër përgjigjur imamit Shefqet Krasniqit pas deklaratës së tij ku u shpreh se gratë janë vetëm për në kuzhinë.

Kaltrina përmes këtij postimi, tregoi qe gratë mund të bëjnë shumë më shumë se sa u tha nga Shefqet Krasniqi. Gjithashtu, ajo la të nënkuptohet qe gratë mund të kryejn edhe “punët e burrave”.

Për të vërtetuar fjalët e saj ajo përdori si shembull një shofere autobusi në Prishtinë.

Ajo tregoi punën e mirë që bënë Laura Mirena si shofere e autobusit në Trafikun Urban, duke shtuar se është shumë krenare të vozitet nga një zonjë.

Më poshtë postimi i plotë i Kaltrina Ibishit :

Është linja e autobusit 1A me të cilën udhëtoj çdo ditë për në punë. Ndjehem tepër rehat me këtë shërbim të transportit, por në të njejtën kohë edhe shumë krenare me u vozitë nga një vajzë e zonja si kjo. Sinqerisht, unë mendoj që nuk ka bazë religjioze që e përcakton profesionin e askujt, e aq më pak të gjinisë femërore !P.s.: Në foto: Znjsh. drejtuese e automjetit. 📷 © Kaltrina Ibishi (foto e realizuar me autorizimin e saj). Rikujtim: Për Z. Shefqetin dhe “shefqetërit” e mendësisë së llojit të po këtij, Ju lutem përditësohuni me realitetin.