Shefi i ushtrisë malezeze, të hënën në Kosovë

Gjeneral Brigade Dragutin Dakic, njëherësh shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Të Armatosura të Malit të Zi do të zhvillojë nesër një vizitë në Kosovë.

Dragutin Dakic do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes me fillim nga ora 09:00.

Pas përfundimit të kësaj vizite në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralët Rama dhe Dakic do të mbajnë edhe një konferencë për media.