Shefi i Stafit të Vjosa Osmanit, mbështetës i Gjykatës Speciale (FOTO)

Mbrëmë Presidentja Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë të ditur se ka emëruar Blerim Velën Shef të Stafit në kabinetin e saj.

Por, Vela me qëndrimet e tij të shfaqura publikisht njihet si mbështetës i formimit të Gjykatës Speciale.

Në profilin e tij në Twitter, Shefi i Stafit të Presidentes që nga viti 2014 ka një mori postimesh pro Gjykatës Speciale.

“Sipas kryeministrit, Gjykata Speciale po krijohet pasi kërkohet nga SHBA. Kjo i bie që SHBA i konsideron të paafta institucionet e #Kosova.”, kishte shkruar ai më 23 prill 2014.

Ndërsa, me 27 shkurt 2015, Vela ishte shprehur kështu: “Raportin e Dick Marty e quajti joserioz, por Gjykata Speciale po formohet. Tash ‘kërcënon’ Serbinë me padi për gjenocid.”

Ai madje kishte vënë në pikëpyetje funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.