Michael Davenport

Shefi i OSBE-së mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin: Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Kurtit i cili i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Davenport ka thënë se zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit.

“E mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë për të udhëzuar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 në lidhje me 24 hektarë tokë duke regjistruar pronësinë e manastirit të Visoki Deçanit, siç kërkohet. Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit”, ka shkruar Davenport në platformën “X”.

VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson