Shefi i Njësisë Speciale Operative të Kosovës: Atdheu, detyra dhe nderi do të mbeten pasaporta e vetme deri në fund të jetës

Ditën e sotme, barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë dhe Njësia Speciale e Kosovës janë tërhequr nga pikat kufitare në veri, Bërnjakë dhe Jarinjë.

Shefi i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka falenderuar të gjithë për përkrahjen, derisa thotë se do të vazhdoj kontributin e tij me profesionalizëm.

Tutje ai shkruan se atdheu, detyra dhe nderi mbeten pasaporta e tij e vetme.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Familjar, miq dhe dashamir duke ju falenderuar per gjithe kete perkrahje per keto dite dhe jo vetem per mua dhe gjithe djemt dhe vajzat qe ishin me mua ju siguroj se “si bir i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare komunitetit.

Atdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jeten time.

Me respekt per ju ne emrin tim.