Shefi i NATO’s paralajmëron: Ditët në vijim pritet të jenë më të rënda, me më shumë vdekje e shkatërrim në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot përgjatë një konference ka paralajmëruar se ditët që do të vijnë ka të ngjarë të jenë më të këqija për Ukrainën, me më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrim, raporton Sky News.

Stoltenberg shtoi se Rusia ka të ngjarë të sjellë armë më të rënda ndërsa ata vazhdojnë sulmet e tyre në të gjithë vendin e rrethuar.

Tutje shefi i NATO’së ka ftuar Vladimit Putinin të ndalë menjëherë agresionin dhe të nisë dialogun me Ukrainën.