Shefi i kabinetit të Konjufcës: Pagesat e tabelave nga Lugina do t’i kthehen asaj si donacion

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka thënë se mjetet e mbledhura nga pagesat e tabelave nga shqiptarët e Luginës, do të kthehen në donacion për të.

“Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën”, ka shkruar ai në Facebook.

Vënia e reciprocitetit për targat për veturat që hyjnë në Serbia, është parë me shqetësim nga banorët e Luginës së Preshevës për shkak të ndërlikimit të qarkullimit të lirë të tyre.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës do t’ju krijojë telashe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.