Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së i kërkon Lulzim Bashës të shkojë në Hagë

Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, deklaron se kreu i opozitës atje Lulzim Basha, ka marrë kasetën që dëshmon masakrën serbe në Krushë të Madhe, të cilit po i kërkon t’ia kthejë banorëve të Krushës.

Balla thotë se kushdo që posedon material për krimet monstruoze të serbëve, duhet të jemi një zë dhe t’i ritregojmë edhe njëherë botës për krimet që Serbia i ka kryer.

Tutje, ai thotë se Lulzim Basha mund të shkojë si dëshmitar në Gjykatën Speciale.

“Basha e ka luksin të dijë më shumë seç di unë, nëse të dilte dëshmitar në Hagë…”, tha Ballan ë Frontal.

“Nëse unë të isha në vend të Bashës dhe të kisha punuar paster në dobi të hetimeve do të kisha shku me dëshirë”, shtoi ai.

Balla u shpreh i bindur se UÇK nuk ka kryer krime lufte, teksa e përjashtoi historinë e Shtëpisë së Verdhë.

“E përjshtoj historinë e Shtëpisë së Verdhë se është temë për filma të NETFLIX. UÇK nuk ka kryer krime lufte, jemi detyru me luftu serbin sepse serbi ka ardhë në Kosovë me i pushtu trojet tona. Lulzim Basha, të na kthejë kasetën popullit të Krushës”, tha Balla ndër të tjera.

Ndryshe, Balla deklaron se Milaim Bellanica, i mbijetuar prej masakrës së Krushës së Madhe, deklaron se kasetën me provat filmike të masakrës ia dorëzoi Lulëzim Bashës.

“Ripërsëris thirrjen për Lulezim Bashën të përgjigjet sot ku e ka fshehur këtë kasetë filmike dhe t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë”, ka shkruar edhe në profilin e tij në Facebook, Balla.