Shefi i EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se më 17 dhjetor, EULEX’i u ka dërguar ushqim, veshmbathje si dhe sende higjienike policëve në Rudnicë/Jarinjë.
Wigemark përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” tha se ky furnizim erdhi pas kërkesës së Policisë së Kosovës.
“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës,@EULEXKosovo më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u dorëzoi furnizime thelbësore, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe sende higjienike”.
Pleased to announce that following a request by the Kosovo Police, @EULEXKosovo on 17 December delivered essential supplies to the Kosovo Police officers 👮♀️ 👮♀️at the Rudnica/Jarinjë Common Crossing Point, including food supplies, clothing as well as hygiene items.
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) December 20, 2022







