Shefi i diplomacisë evropiane: BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot se Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i qëndrueshëm pa një perspektivë të qartë të BE-së.

Në fjalimin e tij drejtuar eurodeputetëve, ai tha se mungesa e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës ishte çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor.

 

 

“Për të pasur një perspektivë të qartë, BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë,” theksoi Borrell.

Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi i ri special i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, mori detyrën një javë më parë dhe është në kontakt me autoritetet e të dy palëve.

“Ai është ende duke krijuar një ekip dhe le t’i japim kohë të shohë se si ai mund t’i ndihmojë të dy palët të vazhdojnë bisedimet,” tha Borrell.

Ai shtoi se Lajçak është një diplomat me përvojë, i cili do të angazhohet vazhdimisht në rajon me të gjith a palët, përfshirë OKB dhe SHBA.